Extra Qyteti i Milanos drejt ndalimit të akullores pas mesnate

Qyteti i Milanos drejt ndalimit të akullores pas mesnate

Autoritet lokale në qytetin e Milanos po propozojnë një ligj të ri për të ndaluar akulloren pas mesnate në një përpjekje për të mbrojtur qetësinë e banorëve.

Për shumë persona një akullore natën vonë është pjesë e kulturës italiane, por kjo ndoshta nuk do të jetë e mundur më.

Duke mbuluar rreth 12 rrethe, propozimi do të ndalojë picat, akulloret dhe pijet pas mesnate si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll grupet e zhurmshme të njerëzve që gëlojnë në rrugët e Milanos në çdo periudhë të vitit, gjë që duket se shkakton shqetësim te vendasit duke i mbajtur zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

“Qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër mes argëtimit, paqes dhe qetësisë së banorëve”, tha Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë së Milanos.

Propozimi do të hyjë në fuqi nga mesi i muajit të ardhshëm dhe do të zgjasë deri në nëntor. Orari i parashikuar fillon në 12:30 të drekës gjatë ditëve të javës dhe 1:30 të mëngjesit gjatë fundjavave dhe festave publike, duke hequr edhe tavolinat jashtë bareve dhe restoranteve, si një mënyrë për të pastruar rrugët nga klientët e zhurmshëm.

Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime nëse ky projektligj nuk u pëlqen.

Propozimi do të hyjë në fuqi nga mesi i majit dhe do të zgjasë deri në nëntor.

Kjo nuk është hera e parë që në Milano tentohet të ndalohet akullorja pas mesnate.

Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm Giuliano Pisapia u përpoq të zbatonte masa të ngjashme, por pas një reagimi të ashpër u detyrua të tërhiqej.