Bota Qyteti i parë në Itali pa semaforë

Qyteti i parë në Itali pa semaforë

Arzignano në rajonin e Venetos është qyteti i parë italian pa semaforë. Ky qytet ka zëvendësuar gradualisht semaforët me rrethrrotullime.

Aktualisht, në këtë qytet ka mbetur vetëm një semafor, për të cilin është bërë gjithçka gati që edhe ai të zëvendësohet me një rrethrrotullim. Projekti do të kushtojë 375 mijë euro.

Për të dhënë përgjigje për këtë ndryshim drastik në qarkullimin rrugor, ka folur kryetarja e bashkisë së këtij qyteti, Alessia Bevilacqua.

“Rrethrrotullimet bëjnë të mundur që qarkullimi i automjeteve të jetë shumë më i rrjedhshëm, kursen kohë, por më kryesorja, ul ndjeshëm numrin e aksidenteve. Vitin e fundit kemi pasur një ulje me 50% të aksidenteve rrugore. Për gati një shekull, semaforët kanë qenë tejet të rëndësishëm për rrjetin tonë rrugor, por tashmë ka forma të reja për të rregulluar trafikun”, është shprehur Bevilacqua për Corriere del Veneto.