Benito Mussolini vijon të mbetet qytetar nderi në Salo, një vend në veri të Italisë, ku ngriti republikën fashiste në vitet finale të Luftës së Dytë Botërore.
Shumica e këshilltarëve të qytetit refuzuan një peticion që propozonte heqjen e nderimit që i është dhënë diktatorit në vitin 1924.
“Është e drejtë që të kujtojmë Benito Mussolinin si figurë historike dhe të kujtojmë gabimet e bëra nga fashizmi, por për këtë nuk kemi pse fshijmë memorien e tij”, shprehet Gianpiero Cipani, kryebashkiak i Salo.
Mussolini ishte themeluesi i lëvizjes fashiste në Itali dhe drejtoi vendin nga vitit 1922 deri në vitin 1943.
Ai u vra në vitin 1945 në fund të Luftës së Dytë Botërore nga partizanët komunistë ndërsa po përpiqej të që largohej drejt Spanjës.
Vitet e fundit në Itali është parë që e djathta ekstreme të rrisë popullaritetin, sidomos nga Matteo Salvini, partia e të cilit ishte pjesë e koalicionit qeverisës.
Nën udhëheqjen e Mussolinit ose të njohur ndryshe si “Duçja”, Italia pushtoi Shqipërinë më 12 prill 1939. Kjo gjë detyroi mbretin Zog I që të largohet nga vendi dhe Shqipëria të bëhej pjesë e Perandorisë Italiane.