Aktualitet Ra aksidentalisht në kanal, mbytet 33-vjeçari në Durrës

Ra aksidentalisht në kanal, mbytet 33-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit njofton se një 33-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal uji në lagjen numër 15.

Një ditë më parë e ëma e viktimës kishte bërë kallëzim në polici se djali nuk i kishte shkuar në banesë.

Pas hetimeve, 33-vjeçari u gjet i pajetë në kanal uji.

Nga veprimet e para hetimore mendohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga ura ku ka rënë në kanal.

Për pasojë është mbytur.