Babë e bir janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pasi akuzohen për trafik droge.
Ata ishin prej më shumë se 1 muaji nën hetim për aktivitet të dyshuar kriminal në fushën e narkotikeve.
Efektivët mundën të vënë në pranga shtetasin I. Ç., 57 vjeç dhe djalin e tij 29-vjeçar me iniciale B. Ç., banues në Durrës.
Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. Në lagjen nr.1 në Durrës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volksëagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.