Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka dhënë një deklaratë për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK.
Ai është shprehur se “më në fund erdhi dita që të gjithë të japin llogari para drejtësisë.
Më tej ai ka theksuar se në SPAK do të paraqitet sa herë të jetë nevoja.
“Shyqyr që erdhi kjo ditë që të gjithë të japin llogari para drejtësisë”, tha ai.
I pyetur nëse ka abuzuar me detyrën dhe fondet Suli u përgjigj: “As më ka shkuar në mendje”.