Politika Ralf Gjoni me truproja në Parlament

Ralf Gjoni me truproja në Parlament

Sulmi me bojë që ju bë sapo doli nga shtëpia për të shkuar në Parlament që të bënte betimin javën e shkuar, duket se e ka frikësuar deputetin e dalë nga radhët e LSI, Ralf Gjonin.

Kjo pasi në seancën e dytë parlamentare ku po merr pjesë, ish-këshilltari i Presidentit Meta ka shkuar i shoqëruar me truproja që e mbronin në të dy krahët.

Sapo ka zbritur nga makina e tij ku shoqërohej edhe nga forcat e policisë, ai është ‘fortifikuar’ edhe nga truprojat që nuk e kanë lënë asnjë moment vetëm.

Kujtojmë se për sulmin e së enjtes së kaluar, Ralf Gjoni akuzoi kryetaren e LSI Monika Kryemadhin si organizatore.