Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se paketa e zgjeruar ekonomike mbështet me pagesë direkt prej 40.000 lekësh 176 mijë familje.
Sipas kreut të qeverisë, 100 mijë prej tyre janë të punësuar në bizneset e vogla, që sipas kryeministrit janë goditur në xhiro gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve.
66 mijë punonjës prej përfituesve janë ata që kanë punuar në bizneset e mëdha, ndërsa 10 mijë të tjerë janë të punësuar në sektorin e turizmit.
Kjo shumë do të derdhet në llogaritë e tyre nga data 20 Prill. Kryeministri paralajmëron që me ritmet se situatës shëndetësore të koronavirusit, parashikohet që një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve të kthehen në vendet e punës brenda Majit.
“Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda Majit”, shkruan Rama.