Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryetarin e opozitës Lulzim Basha në rrjetet sociale.
“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit”, i thotë Rama-Bashës.
Më tej, kryeministri ka vijuar me ironi duke thënë se ja qan hallin sepse është mes gropës së Berishës dhe “grepit të Likes për tiganin e Monës”.
“Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha janë përfshirë në një debat në rrjete sociale ditën e sotme, debat që vazhdon prej disa ditësh për shkak të akuzave për inceneratorët.