Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foton me një të ri të bërë gjatë vizitës në Novoselë ditën e sotme për rubrikën e “Fotos së ditës”.
Në mesditë kryeministri ishte në Novoselë për të parë nga afër zonën e përmbytur, ku u takua me një të ri të komunitetit rom, për të cilin nuk mungoi as një përqafim.
Ndërsa fotoja e zgjedhur si fotoja e ditës, të jep një imazh, si ai i priftit që bekon besimtarët në kishë, por në fakt Rama po i tregonte flokët me xhel.
Ja biseda mes tyre:
Rama: I madh je. Përmbytje-përmbytje po xhelin flokëve, xhelin flokëve ja ke vënë që me mëngjes. Ku e ke shtëpinë ti?
I riu: Andej.
Rama: Ke përmbytje në shtëpi?
I riu: Nuk erdhi uji tek ne.
Rama: S’erdhi këtë radhë tek ju. Kemi marrë masa prandaj. Ça po bën këtëj?
I riu: Hiç, dola njëherë.
Rama: Dole njëherë për peshk këtej.