Politika Rama: Çfarë thënë Martin Luther Kingu për protestat e dhunshme

Rama: Çfarë thënë Martin Luther Kingu për protestat e dhunshme

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me citimin e personaliteteve historike për t’ju qasur në formë kritike vijimit të strategjisë së opozitës PD-LSI me protesta, edhe pas 30 qershorit.

Kësaj here, Rama ka zgjedhur Martin Luther Kingun.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King”, shkruan Rama.

PD-LSI kanë paralajmëruar një protestë të hënën, e para pas 30 qershorit, gjithnjë me kredon “Rama ik”.