Kryeministri Edi Rama ka ftuar gjithë deputetët në një darkë pune, sot në orën 19:00 në pallatin e Brigadave. Darka vjen në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe formimit të qeverisë së re. Ende nuk dihen detaje, se për çfarë do të diskutohet.
Dy ditë më parë, në mbledhjen e fundit të kabinetit, Rama i bëri një përmbledhje punës 4-vjeçare të ministrave. Vlerësimet më të mëdha kreu i qeverisë i dha për ministren Ogerta Manastirliu, Belinda Ballukun, Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin, ndërsa më kritik u shfaq ndaj Blendi Klosit dhe Evis Kushit.
Për sa i përket kabinetit të ri qeveritar, Rama la të hapura të gjitha mundësitë, pa dhënë asnjë detaj se kush do të jetë pjesë e tij gjatë mandatit të riqeverisës.