Çështja e largimit të infermierëve dhe doktorëve drejt perëndimit është bërë qendër e një debati mes një studenteje në universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” dhe kryeministrit Edi Rama.
Pjesë nga debati:
Studentja: Po shikoj njerëzit e mi që po ikin, po shoh realitetin. Po shoh në spitale. Po ikin infermierët në Gjermani.
Rama: Mos më ndërprit. Dija është prova, dija është argumenti. Ku po e shikon. A po ikin njerëz në Gjermani, po, po ikin dhe do të ikin, sepse nuk jemi në bunkerin e shokut. E kam problem debatin pa fakt. Është e vërtetë se kthehen më pak se sa ikin. Kjo iu ndodh të gjitha vendeve të BE-së.
Mjekët kanë ikur, patjetër që kanë ikur dhe kanë për të ikur. Po mungesa në spital nuk vjen për këtë, sepse ishin penguar specializimet e reja. Ne kemi vënë një bonus për mjekët specialistë nëse pranojnë të shkojnë në rrethe.