Në protestën e opozitës para Kryeministrisë, protestuesit kanë marrë me vete edhe dy kukulla, të veshura si të burgosur, ku në kokë iu janë ngjitur fotot e Edi Ramës dhe Charles McGonigal, ish-shefit të kundërzbulimit në FBI-në e Nju-Jorkut, i akuzuar për korrupsion në SHBA.
Opozita akuzon Ramën se përmes lidhjeve të tij me McGonigal, ka ndikuar që të sulmohet opozita, si e financuar me para ruse. Kryeministri i hedh poshtë këto akuza dhe thotë se marrëdhënia e tij me ish-zyrtarin e FBI nuk është objekt hetimi në SHBA.
Për këtë, opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor, por kërkesa hidhet poshtë nga socialistët, sipas të cilëve nuk mund të ngrihen komisione hetimore ndërkohë që ka nisur procesi për ndryshimin e ligjit për ta.