Presidenti Ilir Meta duke folur në tryezën e Këshillit Koordinues të Diasporës ka bërë thirrje Diasporës që të kontribuojë ashtu siç bëri në ditët e para të tërmetit. Sipas Metës situata e tërmetit duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë.
Në fund Meta ka shtuar se duhet bërë çdo përpjekje që shqiptarët të jenë krenar për identitetin e tyre.
“Uroj që ky takim të vijojë më zgjidhjen e probleme të diasporës në momente kyç e të historisë diaspora ka dhënë ndihmën e saj tashëm diaspora shqip në një etapë të re. Remitancat kanë dhënë ndihmë për ekonominë shqiptare. Të bashkëpunojmë shumë për të zgjidhur problemet e Diasporës.
Kjo fatkeqësi të shërbejë si moment reflektimi. Të bëjmë çdo përpjekje qe çdo shqiptar të jetë krenar për origjinën e vet.
Shqiptarët janë gjetur gjithmonë pranë njëri tjetrit në ditë të vështira. Falenderoj diasporën për solidaritetin e treguar për të prekurit nga tërmetin. Besoj se ky solidaritet do të vazhdojë deri në shërimin e plotë të kësaj fatkeqësie. Duhet të bëjmë çdo përpjekje që shqiptarët të jenë krenar për identitetin e tyre shqiptar“, tha Meta.
Rama, Diasporës: Jeni faktor i madh i rindërtimit
Kryeministri Rama duke folur në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës ka falenderuar të gjithë të pranishmit duke thënë se Diaspora është një nga investitorët më të mëdhenj të vendit.
Sipas Ramës, rreth 86% e familjeve shqiptare marrin ndihmë financiare nga emigrantët. Ndërkohë Rama ka gjetur rastin të kërkojë edhe ndihma për fazën e Rindërtimit nga Diaspora.
“Jemi në një takim dhe e sollëm pjesën e tërmetit se dëmet që pasoi tërmeti ka shumë të dhëna që tregojnë në kohë në tërmetet e mëparshme se shumica e ndërtesave janë bërë nga diaspora. Shumë nga banorët morën ndihma nga diaspora. Sot shumë gjëra kanë ndryshuar më vjen mirë që sistemi ynë është në gjendje të përballojë një emergjencë të tillë edhe pse dëmet janë shumë të mëdha. Më vjen mirë që 13 mijë banorë u sistemuan nëpër hotele e struktura të tjera si shtëpi me qira. Përkujdesja për të mos pasur asnjë mungesë. Brenda muajit Janar të kemi një faturë paraprake të dëmeve të tërmetit. Faturimi i dëmeve është një proces që vazhdon dhe fill pas kësaj do të jetë rindërtimi. Është një proces që do të ketë një përcaktues ndikim në të ardhmen tonë. Duam të dalim më të forta nga kjo situatë. Falë procesit të rindërtimit të krijojmë një marrëdhënie të re me njerëzit. Disapora ka qenë investuesi më i madh në Shqipëri. Statistikat thonë se 86% e familjeve shqiptare kanë përfituar ndihmë financiare nga të afërmit jashtë. Miliona dollarë u mblodhën pas tërmetit. Duhet të bëjmë një sërë iniciativash për t’i dhënë rol Diasporës për një forcë shumë të madhe. Sot kemi tre agjenci kombëtare të Diasporës. Së shpejti do të kemi edhe një qendër studimesh dhe publikimesh për Arbëreshët”, tha Rama.
“Zoti e dërgon tërmetin si një mundësi për tu penduar dhe për tu pastruar. Të gjitha rastet e tërmeteve kanë një të përbashkët. Diferencën e ka bërë ndërveprimi i atij populli brenda dhe jashtë. Pra Diasporat e vendeve të goditura kanë qenë faktor i madh në rindërtim.” tha Rama ndër të tjera.