Politika Rama: Do dalim, por harrojeni jetën normale që kishim

Rama: Do dalim, por harrojeni jetën normale që kishim

Kryeministri Edi Rama, krahas njoftimit për lëvizjet e relaksuara në disa qytete, u shpreh se po shihen të gjitha opsionet për të mundësuar hapjen në një formë apo tjetër të bar-kafeve si dhe të lëvizje në përgjithësi.

Ndërkaq, Rama thekson se baret dhe lokalet janë një vatër infeksionesh në të gjithë botën, e kjo e bën më të vështirë zgjidhjen për to.

Kryeministri Edi Rama, duke iu kthyer përgjigje komentuesve tha se lëvizja me automjet privat për të gjithë, do të mund të jetë me lirë në zonat ku do të pilotohet një hapje graduale më e madhe se në qytetet që konsiderohen me risk më të lartë, për të vijuar zinxhirin e transmetimit të Covid-19.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm ne, sepse nuk bëhet me ushtri… Harrojeni normalitetin që kishim para kësaj, deri sa të dalë vaksina. Ndajeni mendjen dhe mblidheni top dhe mos diskutoni më histori komuniste…. normaliteti i ri do jetë ndryshe, edhe kur të dalim do sillemi ndryshe. Nuk ka më dhënie dore, “dolce vita” në bar, plazh rrëmujë, transmetim me valë avujsh djerse e alkooli nëpër pube… sigurisht që nuk do rrimë brenda, do dalim, por, duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap”.