Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kanë uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. I pari që reagoi ishte kryeministri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociali uroi shëndet dhe rezultate sa më të mira.
“Duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”, shkruante Rama në Facebook.
Më pas, reagoi kryeopozitari Basha i cili u shpreh se është i bindur që mësuesit dhe nxënësit do të arrijnë të përballojnë këtë realitet të ri dhe sfidues shkaktuar nga koronavirusi. Urim të veçantë pati për vogëlushët që hyjnë në klasë të parë si edhe për gjimnazistët.
“Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Prandaj lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin”, shkruan Basha.