Politika Rama e shpreh zhgënjimin ndaj Europës me thënien e poetit dhe diplomatit...

Rama e shpreh zhgënjimin ndaj Europës me thënien e poetit dhe diplomatit meksikan

Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e kësaj të mërkure një thënie dite, nga diplomati dhe poeti meksikan, Octavio Paz.

“E vetmja gjë që e bashkon sot Europën, është plogështia e saj përballë fatit”, ka thënë Paz, që Rama e ka postuar si thënie dite.

Me këtë, Rama ka dashur të shprehë zhgënjimin ndaj Europës, ose më saktë ndaj 2-3 vendeve të BE-së, me në krye Francën, që vendosën të bllokonin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pavarësisht se BE thotë se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli.