Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-RMV, Kryeministri Edi Rama pati një falenderim për zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin.
“Dua të bëj një falenderim aspak protokollar për zv/kryeministrin e qeverisë tuaj, Artan Grubin, i cili e kryeson këtë proces të përbashkët nga ana juaj dhe besoj është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve. Kështu që për ne është kënaqësi dhe privilegj që të kemi në nivelin e punës së përditshme një partner kaq të besueshëm. Këtë e kisha detyra ta përcillja në emër të gjithë ekipit tim, sepse në nivel përgatitor dhe punës teknike janë ata që kanë mundësi të vlerësojnë punën e Artanit dhe të gjithë skuadrës suaj. Kështu që shumë faleminderit për gjithë përkushtimin në këtë marrëdhënie”, u shpreh Rama.