Kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk ka një vendim që fuqizon fashën e energjisë 800KWh për muajin dhjetor, por informacionin e plotë do ta japë ministrja përgjegjëse, referuar ministres Belinda Balluku.
“Për çështje dy tre ditësh ministrja e Energjisë do të informojë publikun me qëndrimin tonë por besoj se ne kushtet kur kemi pasur reshje asnjëherë të mjaftueshme për hir të së vërtetës, nuk jemi në drejtim të vendosjes së fashës për muajin dhjetor, të paktën nga informacionet që unë kam, nuk jemi. Megjithatë informacionin e plotë do ta japë ministrja”, -u shpreh kryeministri Rama përballë gazetarëve.
Fasha 800KWh u prezantua në fund të shtatorit të këtij viti, për t’u konfirmuar për tre muajt në vazhdim, por ajo nuk hyri në fuqi, pasi sipas qeverisë, u përmirësua situata hidrike në kaskada dhe qytetarët ulën konsumin.