Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë fjalën në Asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg të Francës. Kreu i qeverisë pritet që të flasë për qëndrimet e Shqipërisë ndaj raportit të Dick Martyt për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë.
“Mirëmëngjes dhe rrugës drejt Strasburgut, për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një projektrezolutë kundër akuzave të Dick Marty-t për trafik organesh gjatë luftës në Kosovë.
Më herët, Kryeministri Rama ka premtuar se do të shkojë edhe vetë personalisht në selinë e Këshillit të Europës në Strasburg më 10 -14 Tetor në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të kërkuar rrëzimin rezolutën e miratuar në Janar të vitit 2011 nga Dick Marty, mbi bazën e të cilës janë ngritur dhe akuzat për 4 ish-luftëtarë e UÇK përfshirë dhe ish-Presidentin Thaçi.