Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, bashkangjitur dhe një videoje nga fjala e shefes së Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.
Rama thotë se për Shqipërinë nuk ka 15 kushte për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin në BE dhe ata të cilët i mëshojnë këtij fakti, e bëjnë për qëllime politike.
“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”.