Kryeministri Edi Rama ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë, tha se nesër do të shpallen kandidaturat nga delegatët në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtues të fushatave elektorale. Menjëherë më pas tha, Rama do të nisë fushata për zgjedhjet e 30 Qershorit.
“Sot kemi pasur mbledhjen e kryesisë së PS për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë si dhe për të diskutuar për formësimin listave përfundimtare për këshillat bashkiakë.
Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidatura në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas do fillojmë fushatën për zgjedhjet.
Kemi vendosur për të gjitha bashkitë janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqe dhe nuk ka asnjë problem të deleguarit kanë mandatin për ti konkluduar që të gjitha”, tha kryeministri Edi Rama.