Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Parlament dhe ndaj ironisë së opozitës për “akademinë e barinjve”, e cila u përmend për herë të parë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifa.
Kreu i qeverisë tha se akademi të ngjashme ka në të gjithë botën të cilat ndihmojnë njerëz që punojnë në sektorë të ndryshëm të përshtaten me kohën e re.
“Flas dhe për atë se iu ka mbetur mendja tek akademia e barinjve e çobanëve siç thoni ju. Akademitë e barinjve, akademitë e peshkatarëve, akademitë e fermerëve, pavarësisht moshës janë në të gjithë botën dhe nuk janë si mendoni ju. Janë hapësira formimi në vazhdim që iu afrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshme për t’u adaptuar me kohën e re. Prandaj mos qeshni me vete”, tha Rama.