Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama falenderon autoritetet policore, për kontrollet e ndërmarra në shtëpitë e 3 gjyqtarëve të cilët zbutën dënimin për Dritan Dajtin.
Për Kryeministrin, kjo lëvizje thyen mitin 30-vjeçar të paprekshmërisë së togave të zeza dhe sipas tij tregon se shteti ka hyrë në një fazë të re.
“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza.
Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re“, shprehet kreu i qeverisë.