Kryeministri Edi Rama pasi u pyet nga Ilva Tare nëse janë të rrezikuar shqiptarët nga situata kriminale sot, për të dhënë një përgjigje ka treguar një histori që ka ndodhur vitin e kaluar me një kryebashkiak që do vizitonte Tirane.
Por pas frikës së fjalëve negative që kishte dëgjuar për Shqipërinë, kërkonte të shoqërohej nga makina të blinduara dhe me efektivë me armë zjarri.
“Vjet, një kryebashkiak refuzon për një farë kohe në fund i thuhet që nëse ju keni këto kushte ne s’ju fusim dot në Tiranë. Merr shërbimin normal që jepet në këto raste vjen dhe për fat ndodh që takohemi dhe bashkë dhe më tha: ‘Zoti kryeministër, kemi qenë dhe koleg bashkë, dua tu kërkoj ndjesë për faktin se është hera e parë që vij dhe çka më kanë parë sytë s’ma ka marr mendja’.
Unë i thashë se ‘nuk di si e ke imagjinuar po e di sa vrasje ke në qytetin tënd deri tani, në këtë moment të vitit? Është qytet i madh, kishte 17. E di sa vrasje ka në Tiranë deri në këtë moment? Shtatë. Këto dy shifra mjafton të shikojë që të kuptosh se ky është vend që e pati probleme të mëdha me kanabisin për 20 e kusur vite, por s’është një vend që vihet me makinë të blinduar dhe vihet me armë krahu po nivelet e sigurisë në këtë vend janë mëse normale”.