Kryeministri Edi Rama prezantoi mbrëmjen e kësaj të hëne objektivat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit. Ai tha se objektivi minimal i selisë rozë është që rezultati që të arrijë numrin e deputetëve në parlament në vitin 2017.
Ai renditi objektivat bazë dhe maksimal për secilin qark dhe në fund tha se objektiv bazë për PS-në është që pas 25 Prillit të arrijë 78 mandate dhe objektivi maksimal që të arrijë në 88 mandate.
“Objektiv bazë tani do t’i nxjerr qark për qark për të pasur qartë dhe vendosjen e pozicioneve.
Në Shkodër është objektivi bazë është 4, objektivi maksimal është 5 Në Kukës objektivi bazë dhe maksimal është 2.
Në Lezhë objektivi bazë është 3, maksimali është 4. Në Dibër objektivi bazë dhe maksimal është 3.
Në Durrës objektivi bazë është 8, objektivi maksimal është 9.
Në Tiranë objektivi bazë është 19, objektivi maksimal është 20.
Në Elbasan objektivi bazë është 8, objektivi maksimal është 9.
Në Fier objektivi bazë është 10, objektivi maksimal është 11.
Në Berat objektivi bazë është 5, objektivi maksimal është 6.
Në Korçë objektivi bazë është 6, objektivi maksimal është 7.
Në Vlorë objektivi bazë është 8, objektivi maksimal është 9.
Nëse shohim përmbledhjen duke pasur parasysh objektivin minimal që është rezultati i zgjedhjeve të shkuara ne kemi objektiv bazë që të arrijmë 78 mandate dhe objektivi maksimal 88 mandate. Nuk janë si ato numrat e filxhanëve por të bazuara në analiza dhe potenciale dhe të gjitha këto do të lidhen projeksione që mbështeten në strategji, taktika dhe një sërë komponentësh të tjerë”, tha Rama.