Pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama në një video për emisionin “Xing me Ermalin” në ambiente private si kurrë më parë, imazhet e tij pushtuan rrjetin.
Një vëmendje të madhe e mori oxhaku i ngrohjes në ambientin ku kryeministri pikturonte ku u vu në shënjestër çmimi i tij.
E për këto lajme kushtuar oxhakut ka reaguar edhe kryeministri Rama, që i quan “kazani i plehrave”.
“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit????Eh,ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese????”, shkruan Rama.