Kryesore Rama flet për përplasjen Lu-Llalla: Vetting-u nuk bëhet për ta

Rama flet për përplasjen Lu-Llalla: Vetting-u nuk bëhet për ta

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjet mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Kreu i qeverisë u shpreh se Vettingu nuk bëhet për ambasadën e SHBA-së dhe as për Kryeprokurorin, por për të çliruar sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit.

“Vettingu nuk është as për mua, as për ambasadën e SHBA, nuk është as për Kryeprokurorin.

Vettingu është për çlirimin  nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Vettingu është që të çlirohemi nga të korruptuarit”, u shpreh Rama gjatë një takimi me përfituesit e skemave lehtësuese të OSHEE-së.