Nuk dha emra, por kryeministri Edi Rama tha se është i vetëdijshëm që në Partinë Socialiste nga ato që në sy i kanë thënë diçka tjetër dhe pas shpine, çfarë nuk i kanë bërë.
Këtyre nga Kongresi i PS-së, “u tregoi derën”.
“I kam njohur dhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja ca më thonin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine dhe kur janë ngjitur dhe më janë ngjitur edhe mua këtu, merri me mend se sa nga këta ka më poshtë deri aty ku këta njerëz po u drejtohem duhet të nisin rrugën, por ama siç po u them këto siç janë , unë jam po ai që them besojeni, se PS është e vetmja rrugë për ju”, tha Rama.