Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shumë shpejt do të jetë gati për diskutim publik drafti që parashikon legalizimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore.
Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se janë kryer paraprakisht konsultime me ekspertë të huaj e vendas.
“Kemi thuajse një vit që punojmë nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik, ashtu si drafti i amnistisë fiskale”, tha Rama.
Por Lulzim Basha më herët në konferencën për shtyp e vlerësoi këtë hap të qeverisë si kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet.
Në rajon në ligji do të miratohet, Shqipëria do të jetë vendi i dytë pas Maqedonisë së Veriut që legalizon kultivimin e kanabisit.