Kryeministri Edi Rama edhe sot po vijon vizitën në qytetin e Gjirokastrës. Kryeministri ka inspektuar disa nga punimet në këtë qytetet dhe thotë se me qeverinë e tij ky qytet po rilind.
Rama tha se në Gjirokastrës në vitet e fundit janë hapur dhe 106 biznese të tjera që kanë rritur ekonominë në këtë qytetet. Më tej tha se në këtë qytet duhet të lind jeta universitare dhe shtoi kjo është sfida e qeverisë së tij.
“Sfida është që t’i japim Gjirokastrës pamjen e një qyteti universitar. Universiteti këtu ka një sfidë të madhe, sepse kaloi një krizë studentësh. Ne kemi idenë si do ta transformojmë universitetin”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se ende nuk është i kënaqur me punimet që janë bërë dhe u shpreh se “e kemi gjetur në një situatë si Thumana pas tërmetit. Ky vend është simbol se si një rrënojë, tamam si pas tërmetit, sot është kthyer në një burim fitimi dhe do të jetë burim fitimi edhe më i madh për të gjithë zonën”.
Për projektet e reja në këtë qytetet Rama tha se janë shumë, investimet të cila kanë synim rritjen e turizmit në qytetet.
“Gjirokastra do të vijojë në një nivel tjetër. Do të bëjmë parkingun e madh, që do të mundojë jo vetëm të ketë një fluks të madh turistësh, që pritet të vijnë pas pandemisë, si dhe do të bëjmë qendrën historike këmbësore, me By Pass-i e ri, që do të fillojë shumë shpejt së ndërtuari, është vetëm çështje ditësh.
Projekt tjetër është sistemimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar me shtesa abuzive, që do të legalizohen. Ndërkohë me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë. Jemi në rrugë të mbarë e më pas do vijojmë më të gjithë fshatrat rreth e rrotull”, shtoi më tej Rama.