Kryesore Rama heq 8 kryebashkiakë/ Zbardhet lista e kandidatëve të PS-ë për zgjedhjet...

Rama heq 8 kryebashkiakë/ Zbardhet lista e kandidatëve të PS-ë për zgjedhjet vendore

Partia Socialiste ka bërë disa pastrime lidhur me kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryeministri Edi Rama njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste do të hyjë në garë kryesisht me kryebashkiakët aktualë, duke mos rifutur në garë vetëm tetë prej tyre.

Tri qarqe nuk do të kenë asnjë ndryshim në listën e emrave. Tirana do të vijojë me 5 emrat që qeverisin bashkitë, drejtuesi politik i Korçës, Niko Peleshi, ka vendosur që të mos bëjë ndryshime në 6 kryetarët aktualë. Edhe Lezha nuk ka çuar emra të rinj, pavarësisht rezultateve jo të mira në sondazhet e brendshme në Mirditë.

Edhe ekipi i Dibrës nuk do të kishte ndryshim, por pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, drejtueses politike, Belinda Balluku, do t’i duhet të gjejë një tjetër emër për të garuar.

Të njëjtën strategji do të duhet të ndjekë dhe drejtuesi i Durrësit, pasi Bashkia e Krujës është ende në dilemë.

Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur një deputet të tij për të zhvilluar “luftën” politike në kryeqendrën e veriut, bastionin e demokratëve. Benet Beci do të jetë alternativa e socialistëve për Shkodrën. Ndërsa në Vaun e Dejës, përballë kundërshtarëve do të jetë Kristian Shkreli.

Në Vlorë nuk do të jetë më Dritan Leli dhe për këtë është propozuar emri i Ermal Dredhës.

Në bashkinë e Gramshit emri i ri që do të hyjë në garë është deputeti Besjan Ajazi. Në Peqin Bukurosh Maci, ndërsa në Librazhd, po diskutohet mes Mariglen Dishajt dhe Ermal Kurtit.

Qerim Ismaili do të kandidojë sërish për bashkinë e Mallakstrës edhe pse u dënua më parë nga Gjykata Speciale e Antikorrupsionit me 6 muaj burgim i konvertuar në 40 ditë në shërbim të komunitetit.

Megjithatë lista përfundimtare do të ridiskutohet në datën 25 mars në kryesinë socialiste, për të marrë më pas edhe firmën përfundimtare.

QARKU TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Bashkia Kamëz – Rakip Suli

Bashkia Kavajë – Redjan Krali

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

QARKU SHKODËR

Bashkia Shkodër  – Benet Beci

Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

QARKU KUKËS

Bashkia Has –  Halit Mulaj

Bashkia Kukës – Safet Gjici

Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi

QARKU LEZHË

Bashkia Kurbin  – Majlinda Cara

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu

Bashkia Mirditë – Nrec Deda

QARKU BERAT

Bashkia Berat – Ervin Demo

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema

Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime

QARKU DIBËR

Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar

Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu

Bashkia Klos – Ilmi Hoxha

Bashkia Mat – Agron Malaj

QARKU VLORË

Bashkia Vlorë –  Ermal Dredha

Bashkia Selenicë – Dhimo

Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi

Bashkia Finiq – Kristo Kiço

Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje

Bashkia Konispol – Erges Dule

Bashkia Sarandë – Olti Caci

QARKU ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi

Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba

Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi

QARKU FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi

Bashkia Divjakë-E papërcaktuar

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili

Bashkia Patos – E papërcaktuar

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

QARKU GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi

Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni

Bashkia Libohovë – Leonard Hide

Bashkia Memaliaj  – Gjolek Guci

Bashkia Përmet  – Alma Hoxha

QARKU KORCCË

Bashkia Korçë – Sotiraq Filo

Bashkia Kolonjë – Erion Isai

Bashkia Devoll – Eduard Duro

Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu

Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli

Bashkia Pustec – Pali Kolefski

QARKU DURRËS

Bashkia Durrës  – Emiriana Sako

Bashkia Krujë – Redon Roshi

Bashkia Shijak – Elton Arbana