Kryeministri Edi Rama, pas votimit të Bajram Begajt si President i ri i vendit, deklaroi se mazhoranca i ka “dhënë Shqipërisë një President normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe përkushtimit për vendin”.
“Nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik i votimit, rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një provë se PS-ja është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten. Vendimet dhe aktiviteti ynë shkojnë në interes të vendit, jo thjesht të njërës palë”, tha kreu i qeverisë.
“Me vjen shumë mirë që një proces aspak i lehtë, me një “sallatë” palësh nga ana tjetër, ne kemi arritur t’i japim jetë një procesi, ku të gjithë kanë pasur mundësinë që të kontribuojnë dhe nga ku ka dalë një figurë qartësisht e identifikueshme me qytetarin shqiptar dinjitoz dhe të respektueshëm”, shtoi Rama.