Politika Rama i pavendosur për kandidimin në Vlorë: Berisha? Populli thotë mos ia...

Rama i pavendosur për kandidimin në Vlorë: Berisha? Populli thotë mos ia dëgjo plakut…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë. Pas takimit me drejtuesit e institucioneve dhe me Asamblenë Socialiste të Bashkisë së Vlorës, Rama dha një deklaratë për mediat ku foli dhe për kandidimin e tij në vitin 2021.

Kreu i qeverisë tha ende nuk e ka vendosur se ku do kandidojë për deputet, por shtoi se edhe sikur mos të jetë në Vlorë, nga ky qytet nuk e ndan askush.

“Këtë po apo jo ma lini ta them kur ta jetë radha për të gjithë, jam më i gjatë se të tjerët por jam i pari mes të barabartëve. Kur të bëhet lista e deputetëve do të shihni a jam në Vlorë apo jo”, tha Rama.

Më tej kryeministri pati dhe një përgjigje për ish-kryeministrin Berisha, i cili tha se Rama iku nga Durrësi nga frika se kandidoi Basha.

“Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë nipat e mbesat. Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë. Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht“, tha Rama.