Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta se Shqipëria “s’do mund të futet dot në thes nga një çetë me banditë dhe oligarkë”. Rama i drejtohet Metës duke i thënë se ka të drejtë dhe e ka thënë shumë mire, porse ai nuk duhet ta përdorë Presidencën për LSI-në ‘dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi’.
‘Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!’– shkruan Rama.
Kreu i shtetit Ilir Meta shkroi në Facebook se: “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”.