Ekonomi Rama i përgjigjet Metës: Nuk kemi humbur asnjë çështje në arbitrazh

Rama i përgjigjet Metës: Nuk kemi humbur asnjë çështje në arbitrazh

Kryeministri Edi Rama nga konferenca e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta.

Rama tha se nuk e ka për zakon që të flasë për çështje të brendshme në prani të miqve, por shtoi se Shqipëria nuk ka humbur asnjë çështje në arbitrazh. Sipas kreut të qeverisë çështjet janë me vendime paraprake dhe shteti po përpiqet që t’i zmbrapsë në mënyrë legale.

“Ka disa kohë që në opinion është ngulur ideja se ne kemi humbur arbitrazhe, ka disa që thonë se ne kemi paguar dhe paratë. Po ju çfarë bëni ju, gazetarët dhe mediat? Pse nuk e verifikoni të vërtetën? Deri tani që flasim nuk kemi asnjë proces të përfunduar dhe të kemi humbur. Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit dhe avokatë të huaj që janë vendime të natyrës paraprake.

Mirë ata që e kanë për detyrë ndaj një populli të të tërë, mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju duhet që të mos zhyteni në llumin e gjysmë të vërtetave. Kemi fituar arbitrazhe, por nuk kemi humbur asnjë. Vazhdojmë betejën në rrugën legale për të zbrazur vendimet paraprake. Por ka dhe një rregull tjetër që shtetet që janë përfshirë në arbitrazhe që të mos bëjnë komente”, tha Rama.