Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter ndaj deklaratës së opozitës jashtë parlamentare, e cila tha se “Qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi”.
“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria”, shkruan Rama në Twitter. “#VajMedetPD 7X7?”.