Politika Rama i prerë: Sa të jem unë taksat mbi naftën nuk hiqen....

Rama i prerë: Sa të jem unë taksat mbi naftën nuk hiqen. Më alarmon cënimi i dinjitetit si komb

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë gjatë një komunikimi live me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, duke thënë se nuk do të ketë heqje taksash.

Kryeministri Rama tha se jo aq sa kanë dalë sot në protestë, por edhe 300-fishi i tyre nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.

“Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim”, deklaroi Rama.

Rama tha se protesta ka qëllime të ulëta politike.

“I ndjek komentet, reagimet, besoj që dëgjimi i njëri-tjetrit është domosdoshmëri. Sikur të mos mjaftonte taksirati i madh i pasojave të një lufte që është paraqitur në Shqipëri dhe kudo tjetër, na duhet të komunikojmë dhe sepse këtu tek ne, si në asnjë vend tjetër të NATO-s dhe Europës.

Janë mbajtur lloj-lloj protestash në vend që prej rrëzimit të diktaturës, por kjo është protesta më e turpshme e mbajtur ndonjëherë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se i vjen turp nga protesta e popullit të tij kundër rritjes së çmimeve.

Në daljen e sotme nga zyra e tij në ERTV, Rama tha se vetëm për rritja e çmimeve ka ardhur si shkak e luftës në Ukrainë.

“Reagim më të turpshëm, se reagimi në mbështetje të kësaj proteste s’ka pasur e s’do të ketë. Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve të energjisë, që këtu nuk po përjetohet këtu se nuk po paguajnë për rritjen e çmimit të energjisë. Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet, çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye për të cilat duhet protestuar, por asnjë qeveri sot dhe e jona nuk është arsye për të protestuar për shkak të pasojave që ka sjellë në çmimet e shportës, karburantit dhe të tjerat, një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe që nuk e ndal dot kjo qeveri. Ç’lidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën.” tha Rama.