Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi ndaj rezultateve të zgjedhjeve vendore në Kosovë, që sapo kanë dhënë verdiktin e tyre, me Vetëvendosjen që dështoi tërësisht dhe që humbi kryeqytetin ndaj kandidatit të LDK-së, Përparim Rama.
Pikërisht ndaj kryebashkiakut kosovar me mbiemër të njëjtë, shefi i qeverisë shqiptare deklaron kuriozitetin e tij.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Në zgjedhjet e sotme, Rama ka marrë 40.658 vota, 51.07%, ndërsa Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 48.93% të votave, 38958 në total.