Kryesore Rama i vetëm në timonin e anijes: Nga ta çoj, majtas apo...

Rama i vetëm në timonin e anijes: Nga ta çoj, majtas apo djathtas? (Batutat)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në portin e Durrësit me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha si dhe Vlora.

Rama u premtoi peshkatarëve se kushtet në porte do të ndryshojnë dhe se do të ketë investime në këtë sektor.

Peshkatarët do të kenë një port të mirëfilltë. Peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi. Nga 15 mln euro në vit, 82 mln vitin e fundit. Do të nisë investimi për markatën moderne të peshkut. Do ndërrohen motorët dhe frigoriferët e anijeve”, tha Rama

Kryeministri teksa mori timonin e anijes nuk i kurseu batutat për opozitën dhe protestën e kësaj të fundit që do të organizojë në 27 janar.

Rama theksoi se demokratët gjatë gjithë kohësh krahasoheshin me Gjermaninë dhe kjo i la pas.

“Kjo i la mbrapa demokratët se mateshin me Gjermaninë, ia thashë, e kanë gjet, demokratët që janë punëtorë e kanë zgjidh, punët ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë, hajde te Kryeministria atje poshtë të paktën të kem ty atje”, iu drejtua njërit prej peshkatarëve.

Ndërkohë Rama gjatë drejtimit të anijes bëri dhe disa batuta me peshkatarët.

Batutat

Rama: Hë e mban mend si të kam gjet apo jo?

Qesh peshkatari: Ma more bastin!

Rama: Tani ke ndryshuar shumë. Kur të pash herën e parë, veç dy gishta të kishin ngel.

Fill pas kësaj Rama hipi në anijen e peshkimit dhe tha: Hë, nga ta çoj, majtas, apo djathtas?