“Për fat të keq nuk ka më surprizë nga Meta, nuk e mbajti dot peshën e përgjegjësisë të njeriut mbi palët, është thjesht partia e tretë e opozitës”.
Kështu e cilësoi Kryeministri i vendit Edi Rama, Presidentin e Republikës, në emisionin Real Story, duke theksuar se ky i fundit nuk ja doli dot që të qëndrojë mbi palët.
“Ilir Meta u zgjodh President me një shumicë ku ai kishte paketën kontrolluese, pra nuk i kishim votat për një President tjetër. E dyta, në atë Parlament, Ilir Meta ishte kandidati më i mirë nga opozita. Unë e dija që ne po zgjidhnim një kandidat i opozitës dhe nuk e kam menduar se Meta do të ishte kaq i lehtë në raport me peshën e rëndë të atij roli. Rol i të qenit babai i kombit, rol i të qenurit identifikimi i unitetit mes palëve, identifikimi i të qenurit shembulli mbi palët. Meta na bëri në një moment të caktuar që të mendohemi, se mbase i kemi rënë më shumë në qafë Bujar Nishanit”, – theksoi Rama.
Kreu i Qeverisë vijoi më tej duke theksuar se Presidenti i Republikës ka dështuar që të qëndrojë mbi palët dhe se Shqipëria nuk ka një president, por një partiak.
“Presidenti i Republikës është babai i kombit, shëmbëlltyra e unitetit mes palëve, kështu që çfarëdo që të ketë bërë secila nga palët e sfidon Presidentin që të bëjë Presidentin, këtë nuk e mbajti dot. Meta i bëri thirrje popullit që të marri armët, në një moment kur doli jashtë kontrollit. Sot nuk kemi president, por një partiak në zyrën e Presidentit dhe është për të ardhur keq, sepse i ka aftësitë për të qenë ndryshe”, theksoi Rama.