Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter, ka reaguar në lidhje me imazhet e bëra publike sot të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës.
Rama shkruan se imazhet janë tronditëse dhe duhet bërë gjithçka që të hetohen këto krime të tilla të tmerrshme.
“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan Rama.
The dreadful images of civilians killed in #BuchaMassacre, #Ukraine, by the #Russian army are shocking. Everything must be done for an independent investigation of such horrible crimes. Nothing can ever excuse such cruelty. What a pain and what a shame!
— Edi Rama (@ediramaal) April 3, 2022
Ndërkohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Ukrainës se qindra civilë janë vrarë nga ushtarët rusë në Bucha.
Në një deklaratë, u tha se fotografitë dhe videot e shumta të publikuara nga Ukraina ishin një provokim, duke theksuar se të gjitha forcat ushtarake ruse ishin larguar nga ky qytet të mërkurën. Megjithatë fotot dhe videot erdhën nga gazetarët ndërkombëtare që hynë në Bucha.
Ukraina ka akuzuar ushtarët rusë për vrasjen e civilëve në rrugët e Bucha, dhe imazhet nga qyteti kanë sjellë reagimin e ashpër të udhëheqësve perëndimorë ndaj Rusisë.