Kryeministri Edi Rama, në Konferencën e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, deklaroi se “integrimi i plotë në Bashkimin Evropian është për kombin shqiptar një çështje për jetë a vdekje”.
“Në Shqipëri, nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por për një gjë biem dakord: nuk ka rrugë tjetër përveç Bashkimit Evropian. Për shekuj na është dashur të jetojmë në regjime që nuk i kemi zgjedhur, por Evropa është e para herë që ne të kishim një zgjedhje të lirë dhe zgjodhëm t’i japim gjithçka Evropës. Evropa, me vlerat, parimet dhe standardet e saj, bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Ne e dimë se ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit. Rruga jonë për të qenë këtu sot nuk ka qenë e lehtë, vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë mes punës së palodhur dhe premtimeve të pambajtura. Por, ne nuk e humbëm besimin tonë, edhe kur u përballëm me shuplakë të padrejtë në fytyrë”, tha Rama.
“BE-ja ka qenë më shumë sesa raporte apo shkresa. Integrimi i plotë në Bashkimin Evropian është për kombin shqiptar një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja se, edhe pse u shtymë padrejtësisht për 3 vite me radhë, ne i vazhduam edhe me më shumë këmbëngulje reformat”, shtoi kryeministri.