Politika Rama ironi me Lapajn: Parti me kushërinjtë dhe me babin në krye...

Rama ironi me Lapajn: Parti me kushërinjtë dhe me babin në krye të listës!

Gjatë një takimi me simpatizantët në Lushnjë, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë duke iu referuar partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendosi kandidat babin.

“I kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush, por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria.

Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm”, tha Rama.