Kryeministri Edi Rama përmendi gjatë kongresit të PS një nga fenomenet, për të cilët nisi dhe aksioni OFL, lidhur me makinat luksoze të pronarëve që nuk mund t’i justifikojnë.
Sipas Ramës ata janë një arsye shpërqendrimi nga ato që shkojnë në shkollë për të mësuar dhe shohin se për të bërë para nuk u duhet shkolla:
“Shqipëria s’mund të vazhdojë të paguajë për arsimin dhe vajzat që mësojnë kur dalin për të shkuar me shoqet, të shikojnë makinat më të shtrenjta në timon injorantët më të mëdhenj, të veshur me firmat më luksoze, që e bëjnë zero gjithë propagandën që mund të bëjmë ne nëpër shtëpia: “Mëso o xhan i babit, mëso o xhan i mamit”. Të mësoj? Unë mësoj, shkoj atje më vjen tjetri me Lamborghini. S’di të thotë as q, as ç, as c. S’di të thotë asgjë. Kjo duhet të mbarojë!”