Politika Rama iu përgjigjet kritikëve për Ukrainën: Kemi dhënë të parët ndihmë, por...

Rama iu përgjigjet kritikëve për Ukrainën: Kemi dhënë të parët ndihmë, por jo për t’u dukur në Tiranë

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot disa analistë shqiptarë që sipas tij po sulmojnë qeverinë e tij për Ukrainën. Rama thotë se Shqipëria është vendet e para që ka dhënë ndihmë për Ukrainën, por jo për t’u dukur në Tiranë.

“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, shkruan Rama në një postim në Twitter, pa përmendur emra kritikësh ndaj tij.

Sakaq kryeministri shton se është “shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB, kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO, kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”.