Një mesazh zanor nga kryeministri Edi Rama në telefonat e qytetarëve teksa u kërkonte të bënin kujdes, u bë temë diskutimi jo vetëm për kundërshtarët politikë, por edhe në rrjetet sociale.
Nuk kanë munguar as “meme-et” të cilat ironizonin mesazhin në mënyrë komike.
Por një nga këto video, kreu i qeverisë ka zgjedhur që ta postojë vetë në Facebook.
“’EDI JAM’” Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete!
Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë”, ka shkruar Rama.