I pranishëm në prezantimin e Bibliotekës digjitale Universitare, kryeministri Edi Rama deklaroi se jo të gjithë nxënësit duhet të shkojnë në fakultet nëse nuk kanë mesatare të mirë.
“Nuk duhet tu japim mundësi të gjithëve të kryejnë studime të larta, pra duhet të kemi një mesatare dhe më pas të kërkojnë dhe master. Duhet të fuqizojmë pjesën cilësore dhe nga ana tjetër të krijojmë kushte për të tjerët të marrin një zanat. Edhe tek mesatarja do të kemi ndryshim të cilin po e studiojmë. Vihet re një rritje artificiale e mesatares. Nuk mund të zgjidhet shumë shpejt, por do të shohim si të kombinojmë më mesataren me rezultatet e provimeve”.
Gjithashtu, kreu i qeverisë kishte rezerva dhe për certifikimin e anglishtes.
“Duhet të përcaktojmë qartë një rregull për anglishten dhe jo çdo burim certifikimi të merret i mirëqenë. Ka ardhur koha që ne të drejtojmë përmbushje me cilësi të një rregulli ekzistues të pazbatuar cilësisht për anglishten, jemi të vetëdijshëm që vërtetimi i anglishtes është marrë në rrugë të ndryshme.
Një vërtetim për anglishte është absolutisht i domosdoshëm ne nuk mund të kemi studentë që bëjnë masterin dhe nuk kanë dije për gjuhën angleze dhe dijen e gjuhës shqipe”, u shprehe Rama.