Kryesore “Rama ka një baxhanak, unë kam një kunat”, Berisha fton Ramën në...

“Rama ka një baxhanak, unë kam një kunat”, Berisha fton Ramën në debat publik për t’i thënë “gjërat në sy”

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Berisha e ka ftuar Ramën që të vijë me aktet e vendimet që ka firmosur dhe t’i nxjerrë para publikut.

Sali Berisha: Edi Rama ka një baxhanak, unë kam një kunat. Le të gjejë një tender të vetëm që kunati im ka përfituar nga qeveria e PD, të ju them unë nja 50 të të pangopurit Armando Frangu, të baxhanakut. 50 dhe këto janë para 4 vitesh. Famozi Frangu me Beqen nuk linin tender të binte në tokë që për definicion duhet të përjashtohej nga tenderat. Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie, jo fëmijët e mi të kenë marrë pjesë se ajo do të ishte super skandal, por të kenë qenë e zëmë arbitrarisht kontraktorë të atij tjetrit. Kurrë! Këtu ju e dini se si qarkullon emri i Olsit, aferë pas afere. Emri i Ramës, nuk është Olsi. Olsi ka një gjë që i pastron ato para me sporti dhe desh na kapi edhe Federatën. Çfarë ishte ajo betejë që u bë për Federatën?! Menduat se do të bëhej Gaz Demi kryetar Federate. Absolutisht jo! Gazi ëshët thjesht njeriu i dobishëm për ta. Urdhëro! E ftoj në një debat publik para jush dhe t’ia themi të gjitha në sy njëri-tjetrit. Unë kam punuar me firma, kam firmosur, mijëra e mijëra akte e vendime, le t’i marrë të gjitha ata e të vijë, të dalë në publik dhe të ju nxjerrë shqiptarëve ashtu siç ua nxirrte në plazh, por jo fizikisht, por moralisht.